Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kryeministri i Bavarisë vizitë sot në Tiranë, do të pritet nga kryeministri Rama

Shkruar nga Newsbomb
Kryeministri i Bavarisë vizitë sot në Tiranë, do të

Kryeministri i Bavarisë Markus Soder zhvillon sot një vizitë zyrtare në Tiranë. Ai do të pritet nga kryeministri Edi Rama dhe në orën 17:00 do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp nga Kryeministria.

“Pothuajse dyzet vjet pas ardhjes misterioze në Shqipëri të legjendës së Unionit Kristian-Social gjerman, kryeministrit bavarez Franz Josef Strauss, i cili i hapi rrugën vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes RSSH-së dhe RFGJ-së, mikpresim sot në kryeministri pasardhësin e tij në krye të Shtetit të Lirë të Bavarisë, Markus Soder”, shkruan Kryeministri Edi Rama në Facebook.

Ndërkohë po në të njëjtin orar opozita do të zhvillojë protestë para parlamentit, pak para nisjes së seancës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu