Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
87 %
1kmh
0 %
Mar
20 °
Mër
20 °
Enj
22 °
Pre
21 °
Sht
19 °
E martë, 26 Tetor, 2021
spot_img

Kryeministri Hoti takon europarlamentarin McAllister: Dialogu Kosovë-Serbi nuk ka alternativë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

5508f4808cd1a9b97ab1ff505392d4d5

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka nisur takimet në Bruksel.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka bërë të ditur se është takuar me David McAllister, kryesues i Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian.

Hoti ka treguar se bashkë kanë biseduar për procesin e liberalizimit të vizave dhe rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian.

“Po ashtu biseduam edhe për procesin e dialogut dhe zhvillimet e fundit politike, me ç’rast kam shprehur vendosmërinë e Republikës së Kosovës në orientimin e saj properëndimor”, ka shkruar kryeministri.

Më tej, në një prononcim për mediat, Hoti ka folur edhe për anulimin e vizitës në SHBA. Ai u shpreh se i ka propozuar të dërguarit të posaçëm të dialogut Kosovë-Serbi, Richard Grenell, që ta shtyjë takimin i cili pritej të mbahej më 27 qershor në Washington, pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Speciale, kundër presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

“Çështjet që lidhen me drejtësinë siç ishte vendimi i djeshëm nuk duhet të diskutohen. Dialogu nuk ka alternativë. Tani kemi autoritetin e nevojshëm institucional si shtet për të tejkaluar çdo situatë në të cilën po përballemi”, ka thënë Hoti.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img