Tirana
overcast clouds
2.5 ° C
2.5 °
2.5 °
87 %
0kmh
100 %
Sht
11 °
Die
10 °
Hën
9 °
Mar
10 °
Mër
9 °
E shtunë, 28 Janar, 2023

Kryeministri holandez për herë të parë në Kiev, i drejtohet popullit të tij: Shikoni pas meje, kjo është arsyeja pse po e ndihmojë Ukrainën

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri holandez Mark Rutte, ka vizituar Kievin për herë të parë që kur Rusia nisi pushtimin e fqinjit jugor mëngjesin e 24 shkurtit. Në një vizitë që u mbajt e fshehtë deri të hënën gjatë drekës, Rutte vizitoi periferitë e Bucha dhe Irpin, ku hetuesit po mbledhin provat e krimeve të luftës.

“Natyrisht që të gjithë i kemi parë fotot, por të qëndrojmë këtu…” tha Rutte pasi vizitoi një bllok apartamentesh të bombarduara nga forcat ruse, i shoqëruar nga drejtuesit e komunitetit lokal.

“E kundërta totale e qytetërimit dhe mirësjelljes. Se një vend ka pushtuar një vend tjetër dhe ka shkaktuar këtë lloj kaosi ekstrem. Kaq shumë njerëz kanë vdekur, është krejtësisht e tmerrshme”, është shprehur Rutte, shkruajnë mediat holandeze.

Holanda ka dhënë 172.7 milionë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën, duke përfshirë tetë raketa P2000 të prodhimit gjerman. Rutte tha se mbështetja “nuk do të ndalet”, por ushtria holandeze do të duhet të plotësojë rezervat e veta në një moment.

Gazetarëve ju tha se mezi priste të takonte Zelenskyn për herë të parë personalisht që nga fillimi i luftës.

“Unë dhe Zelensky flasim rregullisht në telefon, por doja të isha këtu për veten time që të kishim më shumë kohë. Por gjithashtu që unë mund ta shoh vetë dhe t’i them Holandës se ka një arsye pse ne po ndihmojmë Ukrainën.

Ka gjithashtu një arsye pse ne në Holandë jemi të përgatitur të pranojmë pasojat së bashku – çmimet në rritje, kostot më të larta të energjisë – dhe ju mund ta shihni këtë arsye pas meje”, u shpreh Mark Rutte, kryeministër i Holandës.

Më shumë


spot_img








spot_img