Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Kryeministri grek Mitsotakis takon në Athinë kryepeshkopin e Shqipërisë Janullatos

Shkruar nga Newsbomb
Kryeministri grek Mitsotakis takon në Athinë kryepeshkopin e
Kryeministri grek Qiriakos Miçotaqis dhe kryepeshkopi Anastas Janullatos

Kryeministri i ri i Greqisë, Qiriakos Mitsotakis është takuar me Kryepeshkopin e Shqipërisë Anastas Janullatos.

 

Takimi që vjen pas pak më shumë se dy javësh nga fitorja e Demokracisë së Re në zgjedhje, është zhvilluar në godinën kryeministrore Maximos në Athinë.

Janullatos e uroi Mitsotakis për postin e ri dhe kërkoi ndihmë nga qeveria greke për t’u përballur me sfidat e Kishës Orthodhokse në Ballkan.

Ata diskutuan edhe për zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe ranë dakort që të kenë kontakte të vazhdueshme me njëri-tjetrin, raporton Newsbomb.al.

Detaje të tjera nga takimi nuk janë bërë të ditura.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll