Hapësire reklamuese

Aktualitet

‘Kryeministri fajtor për dhunën e djeshme’, ish-ministri akuza Ramës: Gjuhë raciste që nxit urrejtje

Shkruar nga Newsbomb

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar kundër gjuhës raciste të kreut të qeverisë.

Sipas Manjanit, gjuha raciste, që nxit urretje ndërmjet njerëzve dhe përçarje sociale është e papranueshme.

“Kur këtë gjuhë e përdor Kryeministri është edhe me e rëndë! Kur Kryeministri është i një vendi anëtar i Këshillit të Europës dhe NATOs, situata bëhet ndërkombëtarisht e rëndë”, shprehet Manjani.

Ish-ministri hedh akuza ndaj kryeministrit Rama, i cili sipas tij është fajtor ndaj dhunës së djeshme në protestë.

Postimi i plotë:

Gjuha rraciste, që nxit urretje ndërmjet njerëzve dhe përçarje sociale është e papranueshme!

Kur këtë gjuhë e përdor Kryeministri është edhe me e rëndë!

Kur Kryeministri është i një vendi anëtar i Këshillit të Europës dhe NATOs, situata bëhet ndërkombëtarisht e rëndë!

Kjo lloj gjuhe në Europë është përdorur për herë të fundit në prag dhe gjatë luftës së dytë botërore. Pas luftës perëndimi e ndaloi rreptësisht përdorimin e kësaj gjuhe.

Janë prerë koka, jo thjesht gishta në shoqëri ku gjuha e urrejtjes ka qenë prezente.

Ndaj fajtor i dhunës së djeshme është gjuhëlëshuari Edvin Rama.

Me këtë gjuhë përçarje kërkon të fshehë krimin financiar të radhës: zifti të Astiri del më shtrenjtë se floriri!

Ky quhet ABUZIM i pastër!

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.