Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kryeministri Edi Rama udhëton ne Kanada drejt forumit ekonomik, takim dhe me diasporën shqiptare

Shkruar nga Newsbomb

Kryeministri i Shqipërisë do të mbajë një fjalim në edicionin e 13-të “Leading the new economy”, ku do flitet për çështje ekonomike kombëtare dhe botërore.

Pritet që kryeministri i Shqipërisë të flasë në datën 5 shtator në mesditë mbi cështjet e energjisë, infrastrukturës dhe zhvillimit të qëndrueshëm në perspektivën e ballkanit.

Në krah të tij në panel do të jetë Kerry Adler, president dhe drejtor ekzekutiv i ‘’Sky Power Global Group’’, një kompani gjigande që operon në fushën e energjisë diellore.

Ndërsa në mbrëmjen e 6 shtatorit kryeministri shqiptar do të ketë një darkë në Toronto me anëtarë të diasporës shqiptaro-kanadeze, e organizuar nga ambasadori i Shqipërisë në Kanada.

Kjo është vizita e parë e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në Kanada dhe nuk klasifikohet vizitë zyrtare.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll