Hapësire reklamuese

Politikë

Kryeministri Edi Rama dhe familjarët e të vrarëve në 21 Janar, vendosin lule në bulevard

Shkruar nga Newsbomb
Kryeministri Edi Rama dhe familjarët e të vrarëve në 21

Kryeministri Edi Rama dhe familjarët e katër protestuesve të vrarë më 21 Janar 2011, kanë vendosur lule në pllakatat përkujtimore në bulevard. Sot, Faik Myrtaj, Ziver Veizi, Aleks Nika dhe Hekuran Deda janë "Dëshmorë të Atdheut.

Në ceremoninë që zhvillohet çdo vit përpara Kryeministrisë, merrnin pjesë dhe deputetë e ministra të Partisë Socialiste.

Më herët, ministrja Elisa Spiropali i ka bërë thirrje drejtësisë në emër të qeverisë shqiptare që të rihapë hetimet për katër vrasjet nga dora e shtetit. Ajo ju referua përgjimeve dhe transkripteve të Gardës të asaj dite, të publikuara nga gazetari Artan Hoxha, ku jepej urdhër për zjarr.

Lexo edhe: Qeveria thirrje drejtësisë: Rihapni hetimet për 21 Janarin, përgjimet dhe urdhrat e Gardës janë fakt i ri shprese

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll