Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
68 %
2.1kmh
0 %
Pre
21 °
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
33 °
Mar
35 °
E premte, 18 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

‘Kryeministri e mori Shqipërinë keq e më keq, i ra tërmeti dhe pandemia’, Rama batuta me banorin: Mos ma kujto 100 herë se…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

708b90f9e497c9a6b0cd33acabeb2bda

Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot familjen Xhixha në Qinam të Zall Herrit, e cila është kthyer në shtëpi pas tërmetit të fortë që la shumë familje pa çati.

Rama tha se kjo që po bëhen nuk po bëhet për propagandë, por për t’i thënë të tjerëve që nuk janë futur në shtëpi, që puna vazhdon.

Gjatë bisedës me familjarët nuk munguan dhe batutat, teksa një familjar ia “qau hallin” Kreut të Qeverisë, se i kishin rënë të gjitha të këqijat duke llogaritur këtu dhe buxhetin e shtetit në vitin 2013 që ishte thuajse zero.

Veliaj: Të gjithë tani kanë dhomë më vete.

Rama: Shumë mirë.

Veliaj: Këta çunat i kemi super futbollista.

Rama: Po leje futbollin, po me mësime si jeni ju?

Djemtë: Mirë!

Rama: Sa mirë? Mi thoni me nota.

Djemtë: Po kemi marrë 10-a, 9-a, dhe 8-a.

Vajza e vogël: Ky ka marrë 4, ky të gjitha 10-a

Rama: Ç’i ke këto 4 ti?!

Djali: S’i kam marrë me vërte jo.

Rama: S’i ke marrë me vërte po i ke marrë me gjasme

Babai: Na flliqe.

Banori: Nuk e prisnim, do ta mbajmë mend, dhe ato brezat. S’di si ta përshkruaj.

Rama: As mos u lodh fare të ma përshkruash. Këto s’janë inagurime. Ne vijmë këtu që të tjerët që presin të kuptojnë që njerëzit po futen nëpër shtëpi dhe po vazhdon puna. Kjo nuk është as propagandë, as inagurim, por pjesë e informimit se ka njerëz që janë në çadra dhe duhet t’i mbajmë me informacion, se çfarë po bëhet dhe që dhe atyre do ju vijë radha.

Banori: Kryeministri e ka marrë Shqipërinë keq e më keq, siç e dimë ne të gjithë keq e mo keq. Tani ra dhe kjo dridhja, tërmeti, ra dhe pandemia.

Rama: Të gjitha për njeriun janë. Duhet durim i madh. Se mirë tërmeti dhe Covidi, po s’të lejnë as mizat se lejnë gamorin. Mban gamorin bam e bam e bam.

Banori: Ty të ka ra kjo punë.

Rama: Mos ma kujto shpesh që m’ka ra mu se e di.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img