Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
73 %
1kmh
0 %
Enj
38 °
Pre
38 °
Sht
35 °
Die
34 °
Hën
28 °
E enjte, 24 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Kryeministri e ironizon me filxhanin e kafes, Kryemadhi i kthehet: Do qep ndonjë fustan tek Edi Rama kur të bëhet rrobaqepës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

f4c6e47bdf7118a451edcc775d8c8f0a

E pyetur në lidhje me një bashkëpunim me kryeministrin Edi Rama, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e ftuar në ‘Ilva Now’ në Euronews Albania e përjashtoi totalisht këtë mundësi. Ajo tha se pas 25 prillit mund të qepë ndonjë fustan tek Edi Rama kur ai të ketë ikur nga kryeministër por bashkëpunim tjetër jo.

Po një bashkëpunim tuajin sërish me Edi Ramën e përjashtoni pas 25 prillit?

Unë mendoj se mund të qep ndonjë fustan tek Edi Rama kur të bëhet rrobaqepës, thjesht për t’i bërë qejfin në shenjë bamirësie apo në shenjë mëshire. Por bashkëpunim tjetër jo.

Si ndihesh kur sheh që kur flet për ju vë filxhanin e kafesë?

Sepse mesa duket është munduar shumë duke e parë filxhanin e kafesë dhe i thonë: të del një “M” aty që s’të lë rehat.

A di ai diçka në aftësitë e tua parashikuese?

Unë nuk kam aftësi parashikuese, jo vetëm për të, por për çdo njeri tjetër. Unë jam e drejtpërdrejtë, nuk i bëj njeriu keq për hir të së vërtetës. Mundohem gjithmonë që të bashkëpunoj me njerëzit në sinqeritet maksimal. Nganjëherë sinqeriteti im i tepruar quhet edhe dobësi, por unë e kam quajtur armën time më të fortë’.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img