Hapësire reklamuese

Politikë

Kryeministri betohet në Presidencë, Rama dhe Meta shtrëngojnë duart

Shkruar nga Newsbomb
Kryeministri betohet në Presidencë, Rama dhe Meta

Ja kabineti i qeverisë “Rama 2”:

Kryetar i KuvenditGramoz Ruçi

Zëvendëskryeministre - Senida Mesi, e cila u zgjodh për herë të parë këtë sesion si deputete e Shkodrës.

Ministër i Shtetit për Shqiptarët Jashtë (diasporën) do të jetë Pandeli Majko, që ka një karrierë të gjatë në Partinë Socialiste.

Ministre e Shtetit për Sipërmarrësit – Sonila Qato, e cila deri tani ka mbajtur postin e Drejtoreshës së Agjencisë së Trajtimit të Pronave.

Ministër i Brendshëm-Fatmir Xhafaj, i cili e mbajti këtë poste edhe në tre muajt e fundit të qeverisjes së kaluar.

Ministre e Mbrojtjes- Olta Xhaçka, që në muajt e fundit të qeverisjes së kaluar mbante postin e Ministres së Punës.

Ministre e Drejtësisë- Etilda Gjonaj

Ministria e Ekonomisë dhe Financave - Arbën Ahmetaj, i cili në mandatin e kaluar drejtoi fillimisht Ekonominë dhe më pas kaloi tek financat. Kjo superministri, përveç ekonomisë, do të marrë edhe mirëqenien sociale.

Ministër i Jashtëm do të vijojë të mbetet Ditmri Bushati

Ministria e Energjisë bashkohet me Infrastrukturën - Damian Gjiknuri, që deri tani ka drejtuar energjinë.

Ministrër i Bujqësisë - Niko Peleshi, ish zëvendëskryeministri në mandatin e kaluar.

Ministër i Turizmi dhe Mjedisit - Blendi Klosi, ish ministër i shtetit.

Ministre e Kulturës - Mirela Kumbaro, e cila ka mbajtur të njëjtin post edhe në mandatin e kaluar.

Ministre e Rinisë Arsimit dhe Sportit - Lindita Nikolla, i njëjti post si mandatin e kaluar

Ministre e Shëndetësisë dhe Kujdesit Social - Ogerta Manastirliu, e cila ishte ministre e shëndetësisë muajt e fundit të mandatit të kaluar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu