Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Kryeministri arrogant thotë pse e politizoni”, Meta për tragjedinë në Himarë: Shteti ka rënë! Koha të reagohet me forcë

Shkruar nga Newsbomb
“Kryeministri arrogant thotë pse e politizoni”, Meta për

Kryetari i zgjedhur i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në Himarë, ku një vajzë 7-vjeçare humbi jetën pasi u përplas në breg të detit nga një gomone.

Meta është shfaqur në një deklaratë të jashtëzakonshme për media, duke thënë se ngjarje të tilla nuk janë rastësore. Ai fajësoi qeverinë për rehabilitimin e punonjësve të policisë që kanë bashkëpunuar më herët me grupet kriminale.

Meta kërkoi të merren masa të menjëhershme për “rivendosjen e besimit mes policisë dhe komunitetit”.

Pjesë nga deklarata e Metës:

Të gjitha këto nuk ndodhin rastësisht, edhe personi që ka kryer këtë vepër kaq të rëndë sot, sipas raportimeve, rezulton të ketë qenë i pezulluar dhe i dënuar në të kaluarën. Si të tjerë që kanë shkelur ligjin apo kanë bashkëpunuar me organizata kriminale, dhe më pas për shkak të shërbimeve elektorale kthehen edhe falë dorës së ngrohtë të partisë në gjykata. Arrogancë e kryeministrit që thotë ju e politizoni. E mbani mend se çfarë ndodhi gjatë pandemisë me të riun Klodian Rasha që shkoi të blinte një paketë cigare. A mendoni ju që ai që e vrau do të ishte para përgjegjësisë po të mos kishte reaguar opinioni publik?

Ngjarjet tregojnë që shteti ka rënë, që policia nuk është ajo që do populli, komuniteti. Policia nuk është në shërbim të popullit, por përdoret për t’i shtypur, kur bëhen protesta paqësore dhe civile. Është koha që të reagohet me forcë, është koha t’i jepet fund përdorimit të policisë si një instrument shtypës. Nuk jemi popull për t’u shtypur nga askush, e aq më tepër nga policia. Nuk kemi fëmijë për të humbur nga kjo papërgjegjshmëri, duhet të ketë masa të forta dhe të menjëhershme në mënyrë që të rivendoset besimi mes policisë dhe komunitetit. Dhe natyrisht që të gjitha këto justifikime dhe deklarata nuk vlejnë, ashtu sikurse nuk vlejnë edhe deklaratat që nuk kemi helikopterë apo avionë për zjarret.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu