Sot në mesnatë plotësohet afati final, brenda të cilit Armenia duhet të tërhiqet plotësisht nga territori i Azerbajxhanit, përfshi edhe Nagorni Karabakhun.
Trupat azere kanë marrë nën kontroll pjesën më të madhe të shtatë rajoneve që mbaheshin të pushtuara nga Armenia.
Nga ana tjetër kryeministri i Armenisë Nikol Pashinyan bëri disa paralajmërime të forta duke thënë se janë përballë një situate që mund të sjellë një tjetër luftë.
“Na thonë pse tërhiqeni nga shtatë rajonet? Çfarë të bëjmë? Nëse nuk tërhiqemi rifillon sërish lufta dhe bota do të na shohë si nxitës të konfliktit. Ne bëmë një marrëveshje dhe i dhamë fund luftës”, tha Pashniyan.