Tirana
few clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
88 %
1kmh
20 %
Mar
28 °
Mër
25 °
Enj
25 °
Pre
26 °
Sht
29 °
E martë, 21 Shtator, 2021
spot_img

Kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb Vuçiç, takohen sot në Bruksel për herë të parë (Çfarë do të diskutohet)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, do të takohen për herë të parë sot paradite në Bruksel. Takimi është i pari ndërmjet presidentit Vuçiç dhe kryeministrit Kurti.

“Ne mendojmë që dialogu i ardhshëm me palën tjetër ka nevojë për një platformë dhe strategji. Ne ende nuk jemi ulur në tavolinë me palën tjetër dhe rrjedhimisht nuk mund të flitet për asnjë lloj dialogu”, është shprehur Kurti në Kuvend para disa ditësh.

Vuçiç, nga ana tjetër insiston se në Bruksel do të flasë për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, gjë që Prishtina zyrtare e hedh poshtë.

Agjenda:

Në orën 08:20 është planifikuar arritja e përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politika të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Josep Borrell.

Pastaj, në orën 10:30, zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Joseph Borrell, do të ketë takime bilaterale të ndara, fillimisht me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, e pastaj edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Kurse, një tryezë e përbashkët plenare është planifikuar për orën 11:00.

Në orën 12:30 është paralajmëruar një konferencë për media e përfaqësuesit Special të BE-së për dialogun Prishtinë – Beograd dhe çështje tjera të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.

Më shumë

spot_img