Hapësire reklamuese

Politikë

“Kryeministër pranoni dhurata?” Rama BEFASOHET me banorin në fshat: Se do dëgjoja këtu për artin dhe Frojdin, më ke dalë jashtë çdo parashikimi (BISEDA)

Shkruar nga Newsbomb

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot disa banesa të reja të ndërtuara pas tërmetit në fshatin Gjepalaj të Shijakut.

Por gjatë vizitës në një prej shtëpive, Rama ka marrë një dhuratë nga e cila është befasuar. Pronari i banesës e ka pyetur nëse Rama pranon dhurata, përpara se t’i jepte një pikturë abstrakte, për të cilën kryeministri tha se do ta çojë te muzeu i Kryeministrisë.

Pjesë nga biseda:

Banori: Zoti kryeministër, ju pranoni dhurata?

Rama: Jo

Banori: Kam një pikturë

Rama: Do ta çojmë te muzeu i kryeministrisë

Banori: Kam një pikturë abstrakte

Rama: Më shkatërrove fare tani, se do merrja pikturë abstrakte, dhe do dëgjoja për Frojdin dhe moralin në Gjepale, ti më ke dalë jashtë çdo parashikimi

Banori: Prit pra të të jap pikturën

Rama: Tani jam edhe unë si pjesë e pikturës me këto papuçet e kuqe. Do ta çoj te muzeu i kryeministrisë, dhuratë nga famija juaj.

sfgdsfgdfgdfh4gh.jpg

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu