Gjykata kushtetuese italiane e shkallës së parë ka pranuar ankesën e bërë nga avokatët mbrojtës të kreut të mafies italiane “Cosa nostra”, kryebosit mafioz Toto Riina, për shtyrjen e dënimit pra lirimin e tij o në alternativë arrest shtëpiak.
Motivi i kësaj kërkese është se bosi mafioz tashmë në moshën 86 vjecare vuan nga patologji të rënda shëndetësore e se cdo i burgosur ka të drejtën e vdekjes dinjitoze. Gjykata kushtetuse pranon se “cdo i burgosur duhet të ketë të drejtën e vdekjes në mënyrë dinjitoze e se Gjykata e Bolnjës e cila ka marrë vendimin për dënimin e tij, duhet të vërtetoj nëse Toto Riina në moshë të avancuar e në gjëndje të rëndë shëndetësore, është ende një person i rrezikshëm kriminal.
Ky vendim i gjykatës kushtetuese italiane ka shkaktuar reagime të forta negative nga ana e mjaft eksponentëve të politikës italiane e nga përfaqësues të organizatave civile. Ka reaguar dhe vëllai i Paolo Botsellino, gjykatësit antimafia i vrarë me urdhër të Totto Riinas 25 vite më parë. Ai ka akuzuar shtetin italian “si bashkëpunëtor me mafien e se një person si Riina që ka mbjellë gjak e terror në këtë vend meriton të vdes në burg, ashtu siç kanë ndërruar jetë mjaft të burgosur të tjerë të thjeshtë.”
Ka reaguar publikisht dhe Kreu i Antimafias italiane Franko Roberti i cili është shprehur se “Toto Riina duhet të qëndroj në burg e se ka prova që vërtetojnë se ai është ende kapo i mafies siciliane Cosa Nostra.” Bosi mafioz Toto Riina në nëntor të këtij viti mbush 87 vjeç. Pas 30 vitesh i shpallur në kërkim u arrestua 24 vite më parë më 15 janar 1993 në Palermo. Ai konsiderohet kapo i kapove të mafies italiane.
Që në moshën 19 vjeçare dënohet për vrasjen e një miku të tij, nga ku zë fill dhe aktiviteti i tij kriminal e mafioz. Toto Riina është urdhëruesi i vrasjes së dy gjykatësve të njohur antimafia, Giovanni Falconi e Paolo Borsellino, si dhe të një seri atentatesh e vrasjesh mafioze.//oranews//