Tirana
broken clouds
17.3 ° C
17.3 °
17.3 °
70 %
3.6kmh
75 %
Enj
19 °
Pre
20 °
Sht
17 °
Die
21 °
Hën
23 °
E enjte, 13 Maj, 2021
spot_img

Kryemadhi zbulon telefonatën e fundit me Bashën: Folëm mbrëmë, ishim në diskutime shumë të zjarrta… (Falë mikes sime doktoreshë s’kam nevojë për makiazh)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ishte e ftuar sot në emisionin “me Xhaxhiun”, ku ka folur gjerë e gjatë për fushatën elektorale, partinë e saj dhe pritshmëritë në zgjedhjet e 25 prillit.

Mirëpo nuk kanë munguar edhe pyetjet nga jeta personale, përgjigje që Kryemadhi nuk e ka për zakon të mos i japë. Lidhur me komunikim me z.Basha, ajo tha se biseda e fundit ishte mbrëmë, madje shtoi se ishte një bisedë shumë e zjarrtë përsa i përket ecurisë së partive të tyre në këtë fushatë.

Xhaxhiu e ka “ngacmuar” edhe për “look-un” e saj të ri, të cilin Monika nuk e mohoi se ka bërë ndërhyrje, por këto sipas asaj nuk ndikojnë në shpirtin dhe zemrën e njeriut.  

Xhaxhiu: Kur ka qenë hera e fundit që keni komunikuar me Bashën?

Kryemadhi: Kam folur mbrëmë, dhe mund të them që patëm një diskutim shumë të zjarrtë, por të frytshëm në rakordim të mesazheve politike bashkarisht dhe disa pikave të dobëta që kemi në disa qarqe.

Xhaxhiu: Do ndryshoni mënyrën se si bëni fushatë?

Kryemadhi: Skenarët janë siç i kemi planifikuar. Kemi fushatë mikro dhe kjo ka  rezultuar pozitive sepse ka ulur kostot tona ska më mitingje të mëdhaja gjë që ne na ka dhënë avantazh.

Xhaxhiu: Si arrin ti që në 24 orë të bësh gjithë këto gjëra? Ose më saktë si e mbush ditën ti?

Kryemadhi: Do dëshiroja të ishte 72 orë. Kam kuptuar që vitet kalojnë dhe ne mund të ndërhyjmë në mënyrë estetike në pamjen tonë të jashtme, por vitet mbi shpatulla janë njëra pas tjetrës. Mungesa e fëmijëve gjatë ditës është e madhe sfilitja është e madhe se nuk ke mundësi t’i përgjigjesh të afërmve me të njejtin ritëm. O do merresh me median ose me komisionerët ose me një që qan. Nëse kam bërë 17 fushata kjo është më e egra dhe më sfilitësja, më stërmunduesja. Sa herë fle gjum i lutem zotit i them faleminderit dhe ma bë ditën siç kam zemrën.

Xhaxhiu: Je femër ke nevojat e tua estetike, si kujdeseni?

Kryemadhi: Kur ke shumë shoqe doktoresha të krijojnë mundësinë 1 herë në vit të mos kesh të domosdoshme që të bësh makiazh.

Xhaxhiu: Ku do festosh në 26 prill?

Kryemadhi: Nuk më pëlqejnë festat si dikur, por sot janë kamzhik për njerëz publik si ne. Festa më e madhe për mua do ishte me djemtë dhe vajzat që drejtojnë qarqet e vendit.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img