Tirana
clear sky
22 ° C
22 °
22 °
53 %
3.1kmh
0 %
Pre
20 °
Sht
25 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
E premte, 7 Maj, 2021
spot_img

Kryemadhi zbulon skemën: Tahiri vetëm një nga hallkat që lidh Ramën me krimin. Kush janë të tjerët…

spot_img

Lajme të ngjashëm

d3a7bbf0fca3505a474e993175c0deb8

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi përmes një konference për media vetëm pak minuta pas daljes së kreut të PD-së Lulzim Basha, ka denoncuar situatën e rëndë ku sipas saj ndodhet Shqipëria, e kapur nga shteti i kiriminalizuar i Edi Ramës.

Deklarata e Kryemadhit vjen pas publikimit të dosjes së hetuesve italianë ku zbulohen përgjimet e Habilajve të cilët përmendin ish ministrin Saimir Tahiri dhe pagesat qindra-mijëra euroshe ndaj tij.

Kryemadhi tha se Tahiri është vetëm një nga hallkat që lidh Edi Ramën me krimin e organizuar. “Të tjerët janë oligarkët pastrojnë paratë e trafikantëve të drogës”, u shpreh kryetarja e LSI.

Në fund të fjalës së saj, Kryemadhi ka pranuar ftesën e Bashës për një tryezë ku do diskutohet për veprimet që do ndërmarrë opozita e bashkuar shqiptare.

Deklarata:

Krimi është ulur këmbëkryq në Shqipëri dhe situata është nga më të rëndat. Çdo shqiptar ndihet sot më i rrezikuar se kurrë. Shteti i kiminalizuar i Edi Ramës ka kompromentuar rëndë rolin e policisë por edhe të politikës shqiptare.

Të gjithë qytetarët, dhe LSI është bashkë në frontin kundër krimit. Saimir Tahiri është një nga hallkat që lidh Edi Ramën me kimin e organizuar por ka edhe shumë hallka të tjera. Janë hallkat e trafikantëve por janë edhe hallkat e oligarkëve të cilët me lidhjet e tyre pastorojnë paratë e trafikantëve.

Bashkëpunimi politik është një detyrë që na është ngarkuar nga qytetarët me votën e tyre. Ne do ta çojmë deri në fund misionin tonë. Atdheu ynë është i përbashkët dhe është në moment shumë të rrezikuar. Duhet të mblidhemi të gjithë së bashku për t’i dalë përpara kësaj të keqe.

Mbështes qëndrimin e kryetarit të PD Lulzim Basha që so t’i përgjigjet jo vetëm me një aksion poltik, krimit në pushtet.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img