Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Kryemadhi ZBULON bisedën me Gjoshën për Ramën: Nuk e besoja kur thoshte se do vetëm paratë

Shkruar nga Newsbomb

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka treguar një histori me ish-ministren e Integrimit Klajda Gjosha.

Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi ka thënë se Gjosha ka punuar për 4 vite me një njeri që e urrente integrimin evropian.

"Nëse një parti kthehet në shërbim të pasurimit 4-5 vetave kushdo qoftë kjo, e majtë apo e djathtë, janë qytetarët ata që të ndëshkojnë. Jam e bindur që LSI i ka pasur këto 4 vite të vështira, nuk i kanë pasur figurat publike të LSI. Klajdës duhet ti jemi mirënjohës që ka punuar për 4 vite me një njeri që e ka urryer integrimin evropian. Unë nuk e besoja kur me thoshte se ky nuk e do integrimin, ky do të marrë projektet dhe paratë por nuk do që të fusë Shqipërinë në BE. Projekteve u donte vetëm paratë, sepse të dixhitalizonte apo të integronte Shqipërinë, shtetin, strukturat, ai e urrente BE.

Të dyja kishim të drejtë edhe unë edhe Klajda, e shikoja në një këndvështrim të një shkollimit të Universitetit të Tiranës të Shkencave të Natyrës, Klajda e shikonte si e diplomuar në Angli për Integrim Europian e kishte bërë masterin në Bruksel, etj. Në fund të ditës kemi një qellim, që të jetojmë, plakemi në Shqipëri",- tha Kryemadhi.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll