Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
93 %
0.5kmh
75 %
Die
19 °
Hën
20 °
Mar
21 °
Mër
21 °
Enj
21 °
E diel, 17 Tetor, 2021
spot_img

Kryemadhi zbërthen deklaratën e Metës: Presidenti ka dhënë një mesazh për Ramën

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

84fdc42c4b1546ad72a90b3e68a2a69e

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka sqaruar çështjen e pallatit që ka në pronësinë e saj në zonën e ‘Unazës së Re’, si dhe ka zbërthyer mesazhet që ka dhënë presidenti Meta në deklaratën e tij pas zgjedhjeve të 30 qershorit ku përmendi edhe Kryemadhin.

‘Ka dy mesazhe brenda, ka një mesazh për fëmijët, me qenë se disa dashamirës të Ramës që punojnë nëpër ambasada glorifikojnë shkollat e fëmijëve të Monikës, pasurinë e Monikës etj, për të thënë që monika  ka një pallat 16 mijë m2 sipërfaqe në zonën e Unazës së Re që e ka pas babai i saj dhe nga shitja e atyre apartamenteve është përfituar një shumë të cilën Monika i ka ndarë në bankë për arsimimin e fëmijëve të saj. Kaq detyrim e ka Monika për fëmijët’, tha e ftuar në emisonin ‘Kjo Javë’, kryetarja e LSI.

Përsa i përket deklaratës së Metës që nëqoftëse Rama e quan atë si burri i Monikës, atëherë presidenti do ta quante Ramën si gruaja e Bilalit, Kryemadhi tha se Meta ka tentuar t’i dërgojë një mesazh kryeministrit.

‘Nuk është se i ka ngel hatri Metës se është burri  i Monikës, të jeni të sigurtë për këtë, por është një mesazh për Ramën, se Bilali e bëri burgun në Amerikë, ndërsa përfituesi nga Bilali nuk e ka marrë akoma dënimin. Ne duhet të mësojmë nga gabimet tona, një gjë, e kam thënë prej dy vjetësh se mandatet e LSI janë mandate gjaku, sepse edhe marrëveshja e 2008-tës, edhe marrëveshja e 17 majit ishte për të nxjerrë nga loja LSI-në’, tha Kryemadhi. 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img