Tirana
light rain
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
65 %
2.1kmh
20 %
Enj
27 °
Pre
27 °
Sht
26 °
Die
25 °
Hën
28 °
E enjte, 8 Qershor, 2023

Kryemadhi: Veliaj vazhdon bën pagesa për inceneratorin e Tiranës, SPAK të reagojë dhe t’u kthejë lekët e grabitur shqiptarëve

Lajme të ngjashëm

Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi, ka sulmuar sërish sot kryebnashkiakun e Tiranës Erion Veliajn, duke thënë se vazhdon të bëjë pagesa për inceneratorin e Tiranës.

Ajo kërkon që SPAK të reagojë për denoncimet e saj dhe t’u kthejë shqiptarëve lekët e grabitur përmes pagesave të inceneratorëve.

Postimi i plotë i Kryemadhit:

Erioni vazhdon ben pagesa për inceneratorin e Tiranës.

Uroj që pas 752 ditësh hetime komplekse, nga momenti që unë kam dorëzuar kallëzimin, SPAK të reagojë në interes të qytetarëve dhe të mos lejojë më Erionin të bëjë pagesa fiktive nga taksat shumë të larta që paguajnë banorët e Tiranës.

Djalli fshihet pas pagesave të Tiranës që vazhdojnë, se Elbasani dhe Fieri i morën të plota pagesat nga shteti. Detyra e SPAK është të kthejë lekët e shqiptarëve tek shqiptarët, kjo ka rëndësi sot, jo individët.

 

Më shumë