Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
28 %
1.5kmh
0 %
Enj
24 °
Pre
24 °
Sht
28 °
Die
30 °
Hën
31 °
E enjte, 23 Shtator, 2021
spot_img

Kryemadhi uron Krishtlindjet duke cituar edhe Jezusin: Gëzime pastë në këtë ditë të shenjtë çdo vatër shqiptare!

spot_img

Lajme të ngjashëm

e6f8fb47f85436b805884823b4118dc6

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në vigjile të Krishtlindjeve uruar të gjithë shqiptarët për sa më shumë solidaritet dhe prosperitet si komb.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Kryemadhi e cila është edhe një besimtare e devotshme katolike ka uruar shqiptarët në natën e Krishtlindjeve me fjalët e Jezusit kur ai ishte foshnjë.

Në postimin e saj Kryemadhi ka bashkëngjitur edhe një foto ku tregohej lindja e Jezu Krishtit.

Postimi i plotë:

Ju uroj me gjithë fuqinë e zemrës gëzuar Krishtlindjet.

Kemi shumë për të reflektuar në këtë ditë feste për tallazet e jetës, për momentet e gëzueshme dhe ato të trazuara.

Dhe rrugën e reflektimit na mëson kush më mirë se,

JEZUSI FOSHNJE QË NA THOTË:

Kam lindur i zhveshur, thotë Zoti,

që ti të mësosh të zhvishesh nga vetvetja.

Kam lindur i varfër, thotë Zoti,

që ti të më konsiderosh të vetmen pasuri.

Kam lindur në një stallë, thotë Zoti,

që ti të mësosh të shenjtërosh çdo ambient.

Kam lindur i dobët, thotë Zoti,

që ti të mos kesh kurrë frikë prej meje.

Linda nga dashuria, që ti të mos dyshosh kurrë në dashurinë time.

Linda natën, që ti të besosh se unë mund të ndriçoj çdo realitet.

Linda person, thotë Zoti, që ti të mos kesh turp nga vetvetja.

Linda njeri, që ti të bëhesh Hyj.

Linda i persekutuar, që ti të dish t’i përballosh vështirësitë.

Linda në thjeshtësi, që ti të mos jesh më i komplikuar.

Dua të lind në shtëpinë tënde

– thotë Zoti –

që të të marr me vete në shtëpinë Time!

Besimi në Zot, dashuria për familjen, solidariteti me njeri-tjetrin do na sjellë prosperitet si komb.

Gëzime pastë në këtë ditë të shenjtë çdo vatër shqiptare!

lindi.jpg

Më shumë

spot_img