Tirana
clear sky
32.5 ° C
32.5 °
32.5 °
49 %
3.6kmh
0 %
Mër
31 °
Enj
38 °
Pre
39 °
Sht
35 °
Die
34 °
E mërkurë, 23 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Kryemadhi uron Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin për fitoren në zgjedhje: Me qeverisjen e re të Shqipërisë, të jemi krah për krah për bashkëpunim real (E PLOTË)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

b5c67d0b0b9050c812cc40b2d18926b4

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka uruar kryetarin e Vetëvendosjes Albin Kurti dhe Vjosa Osmanin për fitoren në zgjedhjet parlamentare.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Kryemadhi uron suksese për parlamentin dhe qeverinë e re, duke u shprehur se është e bindur se dy liderët nga Kosova do t’i japin një ritëm më të shpejtë zhvillimeve pozitive për forcimin e shtetit të Kosovës dhe integrimit të tij në arenën ndërkombëtare.

Ndër të tjera kryetarja e LSI-së shprehte se mirëpret mundësinë që me qeverisjen e re të Shqipërisë, të jenë krah për krah për bashkëpunim real dhe integrim në të gjitha planet me Kosovën, duke synuar një të ardhme më të mirë për qytetarët.

Postimi i plotë:

Kosova dhe qytetarët e saj zhvilluan një proces zgjedhor shpresëdhënës këtë 14 shkurt, që edhe nën sfidën e pandemisë, u dominuan nga kultura demokratike për respektimin e vullnetit të sovranit.

Urime Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit për fitoren bindëse.

Suksese parlamentit dhe qeverisë së re, me bindjen se do t’i japin një ritëm më të shpejtë zhvillimeve pozitive për forcimin e shtetit të Kosovës dhe integrimit të tij në arenën ndërkombëtare.

Mirëpres mundësinë që me qeverisjen e re të Shqipërisë, të jemi krah për krah për bashkëpunim real dhe integrim në të gjitha planet me Kosovën, duke synuar një të ardhme më të mirë të qytetarëve tanë.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img