Tirana
clear sky
-4.5 ° C
-4.5 °
-4.5 °
74 %
1kmh
0 %
Mër
6 °
Enj
7 °
Pre
9 °
Sht
10 °
Die
10 °
E mërkurë, 8 Shkurt, 2023

Kryemadhi uron 110-vjetorin e Pavarësisë: Sot nderojmë me krenari Ditën e Flamurit tonë Kombëtar!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka uruar sot 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisëe.

Ajo ka postuar një video para monumentit të Pavarësisë në Vlorë, ndërsa shkruan se “nderojmë sot me krenari Ditën e Flamurit tonë Kombëtar.”

“Nderojmë sot me krenari si çdo shqiptar anë e mbanë botës Ditën e Flamurit tonë Kombëtar. Gëzuar Shqipëri 110-vjetorin e Pavarësisë. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët”, shkruan Kryemadhi në videon e publikuar në Facebook.

Ndërkohë liderët e shtetit të Shqipërisë dhe Kosovës u mblodhën sot në Vlorë, në qytetin ku më 28 nëntor 1912, Isamil Qemali ngriti flamurin shqiptar dhe shpalli Pavarësinë.

Edi Rama, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, presidenti Bajram Begaj dhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani kanë mbërritur në Vlorë për ceremoninë festive për ngritjen e flamurit.

Më shumë


spot_img









spot_img