Tirana
clear sky
33.5 ° C
33.5 °
33.5 °
36 %
4.6kmh
0 %
Die
34 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
42 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Kryemadhi tregon risinë në programin e LSI-së: Me anë të një karte apo aplikacioni, qytetarët do të rimbursohen me 5% të shpenzimeve, në fund të vitit…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

1ed394e510868a2bd410c9268cc8044d

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka shpjeguar në “Real Story” programin e LSI-së për zgjedhjet e 25 prillit, në të cilin është i përfshirë edhe pika e rimbursimit të konsumatorëve me 5% për çdo shpenzim që bëjnë.

Ajo tha se me anë të një karte apo aplikacioni që do të bëjë mbledhjen e shpenzimeve të një familje, në fund të viti kjo familje do të përfitojë 5% të shpenzimeve që kanë bërë.

Me këtë lloj informaliteti ne kemi varfëruar tre milionë shqiptarë dhe kemi pasuruar 3-4 persona ose disa nëpunës të administratës tatimore. Duke bërë këtë rimbursim të 5 për qindëshit, pra duke bërë që qytetarët në fund të çdo muaji të mbledhin dhe dorëzojnë faturat e shpenzimeve, dhe në momentin që çdo shqiptar ka harxhuar 240 mijë lekë të reja, do të ketë 5 për qind të tyre.

Pra, në fund të vitit çdo familje shqiptare merr një pagë ekstra, rreth 150 dollarë, ose rreth 17-18 dollarë në muaj. Çfarë ndodh me këtë? Kjo është shumë e thjeshtë. Ndodh që bankat e nivelit të dytë janë shumë të interesuara që të kenë këtë qarkullim të këtij 20 për qindëshi të famshëm që qeveria nuk e mbledh. Ky 20 për qindësh, duke u mbledhur është para që qarkullon në këto banka. Sot ti mund ti bësh pagesat e tyre qoftë nëpërmjet një smart-phon-i, qoftë nëpërmjet një karte krediti

Nëse unë i marr i mbledh këto fatura në fund të çdo muaji, ku i dërgoj ato?

Këto i regjistron sikurse mblidhen pikët nëpër supermakete për shembull, pra me kartë të posaçme. Pas çdo blerjeje do të regjistrohen shpenzimet. Çdo familje mund ta ketë një kartë të tillë. Ose mund të përdoret edhe një aplikacion i posaçëm që e skanon faturën nëpërmjet bar-kodit dhe ajo automatikisht të kalkulon në numrin e llogarisë paratë që duhet të rimbursojë Drejtoria e Tatimeve. Fitorja në këtë rast është që ne i çojmë një rrogë plus familjeve shqiptare në fund të vitit dhe nga ana tjetër buxhetit të shtetit i shtohet një shumë e madhe të ardhurash”, deklaroi Kryemadhi.

Më shumë

spot_img
spot_img