Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Kryemadhi tregon ëndrrën që ka për shqiptarët, thotë se në PS ka socialistë më të mirë se Rama

Shkruar nga Newsbomb
Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi thotë se në radhët e Partisë Socialiste ka personalitetet shumë më të mirë se kryeministri Edi Rama.

Sipas saj, këta socialistë ndodhen edhe në Grupin Parlamentar, megjithëse shumë prej tyre janë kthyer në analistë individualë apo kanë dezertuar drejt partive të tjera.

“Një pjesë janë në PD, një pjesë në LSI, dhe një pjesë janë tërhequr si të thuash janë kthyer në analistë individualë. Por PS ka dhe njerëz shumë të mirë në bazë dhe në Grupin Parlamentar. Njerëzit kanë votuar socialistët e vërtetë. Një pjesë e mirë e njerëzve që janë sot në PS apo bizneset që përfitojnë nga PS nuk e kanë origjinën te PS, por kanë kaluar nga parti të tjera”, tha Kryemadhi në emisionin Java.

Ajo tregoi edhe një prej ëndërrave më të mëdha që ka për popullin shqiptar:

“Unë si politikane do të kisha dëshirë, që shqiptarët aty në pikat kufitare të mos i poshtërrojnë. Por të kalojnë me respekt sikur të kenë pasaportë zvicerane.”

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll