Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
82 %
0.5kmh
0 %
Mar
28 °
Mër
28 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
22 °
E martë, 28 Shtator, 2021
spot_img

Kryemadhi thirrje shqiptarëve: Mos blini te supermarketet dhe qendrat tregtare të oligarkëve, ndihmoni dyqanet në nevojë

spot_img

Lajme të ngjashëm

4876c98cdf1482e87b824ab9b69030cf

Nga konventa e 15-vjetorit të LSI-së, Monika Kryemadhi i ka bërë thirrje shqiptarëve të nisin një revolucion ekonomik duke ndihmuar bizneset e shqiptarëve që janë realisht në nevojë.

Kryemadhi tha se shqiptarët duhet të shpenzojnë për produktet ushqimore te dyqanet e lagjeve ku banojnë, dhe të bojkotojnë “supermarketet e oligarkëve”. Kryetarja e LSI tha se të njëjtën gjë shqiptarët duhet të bëjnë edhe me veshjet, duke bojkotuar qendrat tregtare si dhe me taksitë, duke mos faturuar ato të cilat “janë të lidhura me oligarkët”.

Pjesë nga fjala e Kryemadhit:

Si opozitë e bashkuar kemi kundërshtuar çdo koncesion, kemi mbështetur iniciativat e personave në nevojë, por ku jemi ne sot. Sot nuk jemi në parlament. Sistemi kriminal dhe oligarkik i Edi Ramës nuk e mundëson debatin e vlerave. S’mund të jemi fasadë e një kryeministri të lidhur kokë e këmbë me krimin. Sot unë ju bëj thirrje të gjithë anëtarëve të LSI dhe të gjithë shqiptarëve, që ushqimet e tyre të mos i blejnë në supermarketet e oligarkëve, por në dyqanet e shqiptarëve. I bëj thirrje të mos blejnë veshje në qendrat tregtare të oligarkëve, por në dyqanet e shqiptarëve, të mos përdorin taksitë e atyre që janë të lidhur me oligarkët, por taksitë e shqiptarëve që punojnë për bukën e gojës. Ne mund të nisim kështu një revolucion.

Më shumë

spot_img