Hapësire reklamuese

Politikë

Kryemadhi thirrje Ramës dhe Veliajt: Do dilni para drejtësisë për inceneratorët

Shkruar nga Newsbomb
Kryemadhi thirrje Ramës dhe Veliajt: Do dilni para drejtësisë

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka reaguar në lidhje me situatën kaotike ditën e sotme në Kuvend.

Kryemadhi shkruan se nuk është më opozita e “7x7 =42”.  Ajo ndër të tjera shkruan vjedhja me inceneratorin e Tiranës do të çojë para drejtësisë kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkikaun e Tiranës, Erion Veliaj.

“Jeni zbuluar me firmat tuaja, e nuk ka aritmetikë që ju del për zot”, shkruan Kryemadhi ndër të tjera.

“Edi Rama duhet të dijë se në opozitë ka kohë që 7×7 nuk bëjnë më 42! Kalkolatriçja e kolauduar i ka përllogaritur me preçizion vjedhjet me inceneratorin e Tiranës. Dhe do ta çojë përpara drejtësisë Edi Ramën dhe Erion Veliajn, ashtu siç ka çuar gjysmën e qeverisë dhe drejtorët e bashkisë. Jeni zbuluar me firmat tuaja, e nuk ka aritmetikë që ju del për zot. To be continued…”, shkruan Kryemadhi.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese