Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Kryemadhi thirrje nga Skrapari: Bashkohuni të rrëzojmë Ramën

Shkruar nga Newsbomb

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ishte sot në Skrapar ku zhvilloi një takim me strukturat e kësaj force politike.

Kryemadhi u bëri thirrje skraparlinjve që të bashkohen në protesta për të rrëzuar Edi Ramën siç e quajti ajo.

"Kemi përballë një sfidë shumë të madhe, por edhe të thjeshtë, të rrëzojmë Edi Ramën. Kudo që shkel nuk dëgjoj një fjalë të mirë, edhe socialistët e ndershëm janë të zemëruar. Kushtet janë pjekur dhe ne do dalim në rrugë, për të rrëzuar, jo Edi Ramën si njeri, por si simbol që kërkon të zaptojë popullin për interesat e tij. Prandaj unë ju bëj thirrje mos ndaloni duke kontaktuar vëllezërit, motrat, familjarët dhe miqtë, nuk është problemi të bëjmë rrotacion politik se janë qytetarët më të mencur, por duhet të oeganizohemi për të mos lejuar më blerjen e varfërisë shqiptare. Unë mendoj se më shumë se kurrë sot të gjithë së bashku duhet ta kthejmë Shqipërinë si shtëpinë tonë", tha Kryemadhi.  

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese