Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
81 %
2.1kmh
0 %
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
24 °
E martë, 4 Tetor, 2022

Kryemadhi thërret me urgjencë Komitetin Drejtues Kombëtar të LSI: Të protestojmë për të larguar banditët nga pushteti (SKENARI)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Monika Kryemadhi, ditën e nesërme, në orën 11:00  do të mbledhë Komitetin Drejtues Kombëtar të LSI.

Kryetarja e LSI paralajmëron protesta të fuqishme dhe pritet që në këtë mbledhje të japë udhëzimet specifike.

Pak minuta më parë edhe kreu i PD Lulzim Basha thirri në mbledhje deputetët e tij dhe i urdhëroi mos mungojnë për asnjë arsye në protestën e të hënës kur do zgjidhet kryprokurori i përkohshëm. Kryeprokurori i Përgjithshëm i  Përkohshëm do të votohet të hënën në Parlament, por kryedemokrati në të njëjtën kohë ka organizuar dhe protestën e cila fillon në orën 9:30.

Sakaq, Monika Kryemadhi ka reaguar edhe përmes një statusi, ku me nota të ashpra ndaj qeverisë, u ka bërë thirrje qyetarëve për të protestuar. “Revolta e protestës qytetare është arma që mund të rrëzojë nga karriget banditët e veshur me pushtet”, shkruan Kryemadhi.

Reagimi i plotë i Monika Kryemadhit:

Në këtë vend nuk ka më drejtësi!

Edi Rama vendosi duart e tij të përgjakura me krim, edhe tek i vetmi institucion që nuk e kishte nën kontroll. Kapja e prokurorise nga krimi dhe banditët e pushtetit shënon fundin e shtetit dhe demokracisë.

Kjo është dita më e errët në historinë e demokracisë shqiptare!

Kurrë më parë pushtetet nuk kanë qenë në duart e një njeriu të vetëm, të një pushteti bandit që drejtohet nga kryetrafikanti i drogës, shefi i drejtpërdrejtë i Saimir Tahirit dhe policëve të inkriminuar, që me përpjekjen e fundit po dëshmon frikën për t’i shpëtuar drejtësisë.

Sot më shumë se kurrë është detyrë e jona, e politikës së papërlyer me krimin, e qytetarëve që ende besojnë te vlerat e demokracisë të rrëzojmë nga pushteti këtë klikë kriminale.

Të protestojmë për të larguar banditët nga pushteti. Revolta e protestës qytetare është arma që mund të rrëzojë nga karriget banditët e veshur me pushtet.

Asgjë dhe askush nuk mund ta ndalë këtë revoltë. As paratë e krimit, as pazaret dhe kulisat nuk e shpëtjnë dot më Edi Ramen nga fundi i paralajmëruar që do ti vijë nga qytetarët e ndershëm të këtij vendi.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img