Tirana
scattered clouds
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
53 %
2.1kmh
40 %
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
28 °
Die
31 °
E mërkurë, 22 Shtator, 2021
spot_img

Kryemadhi: Të legalizosh hashashin do të thotë të legalizosh krimin. Shteti drejtohet nga Facebook-u

spot_img

Lajme të ngjashëm

0f50c4e5dbcd65d3c2627146f52ba214

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi thotë se në gjendjen që është vendi sot, të flasësh për legalizimin e kanabisit do të thotë të legalizosh krimin e organizuar.

Sipas Kryemadhit, Shqipëria nuk ka nevojë për legalizimin e kanabisit në këtë moment, por për punësimin e 60 mijë shqiptarëve që mbetën të papunë për shkak të pandemisë.

“Unë mendoj që të flasësh sot për legalizimin e kanabisit do të thotë të legalizosh krimin e organizuar. Unë mendoj që Shqipëria për momentin nuk ka nevojë për këtë. Së pari vendi duhet të legalizojë informacionin, insitucionet, sepse kemi një shtet që drejtohet nga Facebook-u.

Qeveria shqiptare të marri masat për 60 mijë shqiptarët që kanë humbur punën në dy muaj.

Mua më shqetëson shumë që ky njeri s’ka bërë akoma asnjë plan si duhet të përgatitet vet, qeveria, shoqëria për depresiopnin ekonomik”, tha Monika Kryemadhi në “Ilva Now”.

Më shumë

spot_img