Hapësire reklamuese

Politikë

Kryemadhi: Tashmë topi është në fushën e mazhorancës! S’ka pakt me DJALLIN

Shkruar nga Newsbomb
Monika Kryemadhi, kryetare e LSI

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi është shprehur se pas djegies së mandateve tashmë ‘topi është në fushën e mazhorancës’.

Kryemadhi iu përgjigj me stil edhe reagimit ndërkombëtar, që është kundër skenarit për djegien e mandateve.

‘Shqipëria nuk është as e amerikanëve, as e gjermanëve, as e anglezëve, as e grekëve, as e serbeve’, tha Kryemadhi.

Për më tepër, kryetarja e LSI siguroi nga Tv Syri se nuk ka ulje në tavolinë për marrëveshje me kryeministrin Rama duke e cilësuar si ‘pakt me djallin’.

MË SHUMË nga çfarë tha MONIKA KRYEMADHI:

Tashmë topi nuk është më në fushën tonë, është në fushën e mazhorancës. Ish deputetët e opozitës tashmë janë qytetarë. Mund të arrestohen mund të ndalohen nga policia.

Ajo që mund të them është se qytetarët janë në mazhorancë me opozitën.

Përvec sondazheve është feeling që kemi në në takimet me njerëzit.

Shqipëria nuk është as e amerikanëve, as e gjermanëve, as e anglezëve, as e grekëve, as e serbeve. Më e pakta që mund të bënte opozita ishte dorëzimi i mandateve se ne mund të bëheshim individualisht

Ne arritëm qëllimin tonë, u dhamë njerëzve besimin e plotë se ska asnjë marrëvshje të nëndheshme mes opozitës dhe Edi Ramës. Opozita nuk ka asnjë lloj pengu nga e kaluara e saj, opozita është e bashkuar në unision të plotë. Alternativa kush është? Ne nuk kërkojmë pushtet në tavolinë, as rotacion politikë. Me një kryeministrër që minimumi në 6 qarqe ka dhënë para për blerjen e votave, dosja 339 që nxjerr të faktuar blerjen e votave. Mazhoranca e Edi Ramës i bie është me 68 mandate. Megjithatë nuk qendron problemi këtu. Sot nuk diskutojmë më cështjen e një marrëveshjeje për tu ulur në tavolinë me diallin. Ne kërkojmë paktin për shtetin për një sistem vlerash, për një ndarje pushtetesh, ku shqiptari ta dojë ligjin. Dhe për hir të së vërtetës nuk duhet të ketë frikë për intitucionin. Por këtu dashurinë për institucionin e ka krimineli, nuk e ka frikë ligjin. Elementi i blerjes së votës ka krijuar një lloj sistemi kriminal.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll