Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1.5kmh
0 %
Die
40 °
Hën
38 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
35 °
E diel, 1 Gusht, 2021

Kryemadhi takim me banorët në Sauk: Qeveria e paaftë të menaxhojë krizat, mijëra tokë dhe shtëpi të përmbytura

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

8623379cbc431dc1d699c0a4e0b9218d

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ditën e sotme ka zhvilluar një takim me banorët e Saukut, njësia Nr. 2 Tiranë.

Kryemadhi ka folur për situatën ekonomike, por nuk ka lënë pa përmendur edhe situatën e përmbytjeve.

Ajo tha se vendi ndodhet në një situatë të vëshirë, ndërsa sipas saj, ka një lloj mungese përgjegjshërie nga qeveria.

“Jo veç ekonomia që është rrënuar për shkak edhe të keqqeverisjes, por edhe pandemia ka goditjen e vet. Familjet shqiptare janë varfëruar për shkak të shëndetësisë që është shumë e shtrënjtë për Covidin. Një i sëmurë me Covid shërbimet dhe ilaçet janë jashtëzakonisht të shtrenjta, por gjithë kësaj po i shtohet edhe situata e përmbytjeve. Ka mijëra hektarë tokë të përmbytur, por jo vetëm tokë bujqësore, por janë edhe me mijëra shtëpi të përmbytura, të cilat nuk shikojnë asnjë lloj përkrahje nga qeveria. Dje pamë një xhiro që bëri mbi një argjinaturë kryeministri, me maskat dhe e vetmja gjë e re që ka sjellë janë stilimet e maskave të tij, por asnjë gjë nuk po shikojmë në jetën e përditshme të shqiptarëve në familjet e tyre. U mungon dashuria për të ndihmuar njerëzit. Sepse mund të jesh i paftë, por ke dëshirë për ti ndihmuar njerëzit. Por paaftësia e tyre ka kaluar tashmë çdo lloj limiti.” tha Kryemadhi ndër të tjera

Më shumë

spot_img
spot_img