Hapësire reklamuese

Politikë

Kryemadhi takim me banorët në Kombinat, komenton spitalin e Fierit: Është për fushatë elektorale, Rama nuk e ndërtoi për 8 vjet

Shkruar nga Newsbomb

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ditën e sotme ka zhvilluar një takim me banorët e Kombinatit.

Kryemadhi teksa ka zhvilluar takimin me qytetarët ka komentuar edhe spitalin e Fierit që do të ndërtohet nga Turqia.

Sipas saj kjo është në kuadër të fushatës dhe se kryeministri Edi Rama me këtë veprim ‘merr në qafë’ veten se ai nuk e bëri spitalin për 8 vjet, ndërsa Turqia do e bëj për 3 muaj.

“Unë jam e bindur që është në kuadrin e fushatës elektorale, se ai që kur tha që do bëj për 3 muaj spitalin, ky që nuk e ndërtoi për 8 vjet Spitalin Rajonal, do ta ndërtoka për 3 muaj spitalin në Fier. Por nganjëherë ky jo vetëm merr në qafë jo vetëm veten e vet, por merr edhe ata të tjerët që deri diku mund të jenë seriozë dhe i bëjnë qesharakë edhe në sytë e opinionit public. Beteja jonë është si të sistemojmë njerëzit, çfarë mundësie do t’i krijojmë njerëzve që të garantohen për shtëpitë e tyre e para. Bizneset e tyre, që përderisa janë taksapagues të rregullt, banorët kanë paguar dritat, ujin dhe çdo taksë, edhe taksë arsimi edhe pse nuk kanë pasur fëmijë në shkollë e kanë paguar,” tha Kryemadhi ndër të tjera.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll