Hapësire reklamuese

Politikë

Kryemadhi sulmon eurodeputetët nga Roskoveci: Janë paguar nga Rama

Shkruar nga Newsbomb

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, ka komentuar deklaratat e eurodeputetëve, të cilët thanë se Parlamenti është legjitim dhe se zgjedhjet ishin të rregullta, duke hedhur poshtë pretendimet për blerjen e votave.

Gjatë takimit me strukturat e LSI-së në Roskovec, Kryemadhi tha se deklaratat e bëra nga eurodeputetët janë të paguara nga kryeministri Edi Rama.

'Keni dëgjuar deklarata të ndryshme, jo ky këtu, jo ky atje, jo ky eurodeputeti këtu, jo ky eurodeputeti atje. As mos u sugjesiononi fare, asgjë nuk janë. Deklarata të paguara, të bëra qoka për t'u përkthyer në përkrahje për eurodeputetët diku me koncesione, diku me para e diku me shërbime në natyrë. Më thoni në 8 muajt apo në vitin e fundit çfarë takimi ka pasur Edi Rama si kryeministër me një kryeministër të çdo shteti europian. Mbani mend ndonjë takim ju? Asgjëkundi. Është gati të bëjë çdo gjë vetëm të bëjë një fotografi me dikë. Nuk vajti as në Amerikë, as në Gjermani, as Francë, Itali, në asnjë vend të bashkimit europian', tha Kryemadhi ndër të tjera.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.