Hapësire reklamuese

Politikë

Kryemadhi: Studentët na zgjuan ne politikanët, u ingranuan më shpejt

Shkruar nga Newsbomb

Kryetarja e Partisë Lëvizja Sociale për Integrim, Monika Kryemadhi pak minuta më parë ka realizuar një takim me strukturat e LSI-së në Mallakastër.

Ajo ndër të tjera nuk la përmendur Reformën në Arsim, si dhe protestën e studentëve. Këta të fundit, sipas saj zgjuan politikën, morën një vendim më shpejt se ata.

‘Unë kam shum miq nga Partia Socialiste dhe kur kam ikur nga Partia Socialiste  kam vënë re që  shpërdorimi i saj  ka nisur. Në të kryesojnë disa socialistë që marrin lekët dhe të tjerët fryjnë sytyë.  Tallen me shëndëtësinë falas dhe reformën në arsim që vetëm arsim nuk është, tallet me mësuesit, që kërkojnë një vend pune.  Këtë vendim studentët e morën më shpejt se politika, ata u ingranuan më shpejt. Na zgjuan ne politikanët. Nuk kam harruar atë vajzën e inxhinierisë së ndërtimit që tha për të blerë një fletë formati duhet që nëna e saj  të punojë në sera gjithë ditën’, tha Kryemadhi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu