Tirana
clear sky
16 ° C
16 °
16 °
72 %
2.1kmh
0 %
Die
26 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
19 °
Enj
20 °
E diel, 9 Maj, 2021
spot_img

Kryemadhi si Basha, mbledh qindra qytetarë në Korçë ngjitur njeri me tjetrin, nuk respektohet asnjë masë anti-Covid

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka folur sot në takimin me elektoratin e saj në Korçë, për zgjedhjet e 25 prillit ku u prit me entuziazëm nga qytetarët juglindorë.

Siç shihet edhe në video, janë shumë të rinj e të reja, qytetarë që nuk pyesin për Covid. As distancë dhe as masa mbrojtëse. Mesa duket Kryemadhi dhe Basha e paskan një të përbashkët, grumbullimin e njerëzve në kohë pandemie.

Gjatë fjalës së saj, ajo tha se LSI është e vetmja parti që ka përkrahur të rinjtë dhe të rejat, prandaj fitorja e saj më 25 prill në Korçë është e pashmangshme. Kryetarja e kësaj partie, Monika Kryemadhi, gjatë bisedimit me banorët, tha se gjëja më e shtrenjtë është flamuri kombëtar.

Kryemadhi: Unë jam e bindur se fitorja e LSI në qarkun e Korçës është e pashmangshme. Nuk ka më shitje dhe blerje të çdo mënyre që mund të përdorin sepse dinjiteti i qytetarit, i fermerit, i të papunimit edhe i të varfërit as nuk shitet dhe as nuk blihet me një çantë me ushqime, të cilat vijnë nga paratë që ata iu kanë vjedhur qytetarëve, që me tërmetin, pandeminë dhe faturat e çmendura të ilaçeve të Covid që shkatërruan familjet e shqiptarëve. Ju do ta vlerësoni më mirë se kushdo tjetër në 25 prill duke votuar LSI-në, duke votuar numrin 6 sepse ajo që di unë është, Korça e ka dhënë verdiktin e saj në këtë shesh të mrekullueshëm, me këta të rinj e të reja. Unë ju jam shumë mirënjohëse, ju falënderoj, Zoti ju ruaj ju, familjet tuaja, Zoti i bekoftë shqiptarët kudo që janë, Zoti e bekoftë flamurin kombëtar.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img