Tirana
clear sky
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
93 %
2.1kmh
0 %
Die
30 °
Hën
31 °
Mar
29 °
Mër
28 °
Enj
24 °
E diel, 26 Shtator, 2021
spot_img

Kryemadhi: Shqiptarët duhet ta kenë tavolinën plot për fundvitit, një naftëtarë duhet të marrë atë që meriton

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetarja e Partisë Lëvizja Sociale për Integrim, Monika Kryemadhi pak minuta më parë ka realizuar një takim me strukturat e LSI-së në Mallakastër.

Sipas saj, shqiptarët duhet ta kenë plot tavolinën për fundvit. Ndër të tjera Kryemadhi foli dhe për statusin e naftëtarit, i cili sipas saj nuk i është dhënë atij që e meriton.

‘Edhe pse jemi në fundvitit, gjithçka është rritur, çmimi i  jetesës, shëndetësia, shërbimi arsimor dhe ka shkuar nga më të shtrenjtat, çmimi i naftës që keni ju këtu.

Nuk janë hapur ato 3 mijë vende pune që priteshin, është rritur TSH-ja , në qoftë se një bukë kushton 800 lekë duhet të meerret 700 lekë pa TVSH.

Shqiptarët duhet ta kenë tavolinën plot për fundvitit. Nuk po flasim për ata  që kanë një fëmijë student të cilët u ngritën kundër qeverisë, dhe kjo vetëm që nuk i ndihmojë po i vuri dhe një VKM pas çdo provimi.

Jemi këtu në qarkun  e Fierit dhe siç kujdesemi për shtëpinë tonë duhet të kujdesemi për Shqipërinë. Me çfarë jetojnë qytetatarët e Mallakastrës, me naftën. Që qytetarët jo vetëm që nuk kanë marrë statusin e naftëtarit, por kanë rrezikuar dhe jetën e vetë duke lënë fëmijët vetëm. Ky status i shkon dikujt që e merr në mënyrë të padrejtë. E njëjta gjë ndodh edhe në Dibër me statusin e  miniatorit, tha Kryemadhi.

Më shumë

spot_img