Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kryemadhi shkon në Kishën e Laçit, poston foto me një bebe: Me një ëngjëll në krah kam një arsye më shumë për të luftuar

Shkruar nga Newsbomb
Kryemadhi shkon në Kishën e Laçit, poston foto me një

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka qenë mëngjesin e sotëm në Kishën e Laçit.

Ajo ka ndjekur nga afër kungimin në Laç, ndërsa më pas ka mbajtur një fëmijë të vogël në krah.

Foton Kryemadhi e ka postuar në rrjetet sociale, ku shkruan se me një engjëll në krah ka një arsye më shumë për të punuar e luftuar për një të ardhme për të gjitha bebet shqiptare.

"Sot në meshën e mëngjesit në Kishën e Shën Ndout, Laç. Pas kungimit nuk mund të kishte dhuratë më të bukur me një engjëll në krah, një  arsye më shumë për të punuar dhe luftuar për një të ardhme të sigurt dhe Europiane për të gjitha bebet shqiptare",- shkruan Kryemadhi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu