Tirana
broken clouds
21 ° C
21 °
21 °
64 %
2.1kmh
75 %
Mër
21 °
Enj
18 °
Pre
20 °
Sht
16 °
Die
18 °
E mërkurë, 12 Maj, 2021
spot_img

Kryemadhi “sfidon” Ramën dhe Erdoganin: Pas 25 prillit në Kamzë do ndërtojmë një nga spitalet më modern në Shqipëri

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ditën e sotme ka zhvilluar një takim me qytetarët e Kamzës, të cilëve u ka premtuar se pas 25 prillit do t’u ndërtojë një nga spitalet më moderne në Shqipëri, duke “sfiduar” Spitalin Rajonal Memorial të Fierit, i ndërtuar nga Turqia.

Ajo tha se mungesa e një spitali në Kamzë është një nga problemet kryesore të bashkisë që renditet e 5-ta në rang kombëtar për nga popullsia.

“E rëndësishme nuk është vetëm punësimi, por e ardhmja e fëmijëve tanë, e shqiptarëve, e jona. Sot, nga data e sotme na ndajnë edhe 13 ditë nga 25 prilli, si sot dy javë numëruesit e LSI do të numërojnë fletët e votimit, që do të jenë të kuq, si flamuri shqiptar. Unë sot dua të them shumë gjëra, të them shumë fjalë, që kanë qenë të pamundura, por ne s’jemi ndalur për të bashkëbiseduar me ju.

Bashkia e Kamzës është e 5 në rang vendi nga popullsia, shtrirja. Një nga problemet kryesore që ka, është mungesa e spitalit. Ne si LSI e mbajmë fjalën, i qëndrojmë angazhimeve tona, jo vetëm që do e çojmë deri në fund angazhimin e të gjithë kandidatëve në Kamëz, por do e çojmë këtë, sepse është detyrë qytetare, është humanizëm, por që një nga bashkitë më të mëdhaja, të ketë një nga spitalet më moderne në Shqipëri”, tha Kryemadhi.

spot_img

Më shumë

spot_img