Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Kryemadhi “sfidon” Ramën dhe Bashën: Synimi i LSI është të dalë forcë e parë, janë qytetarët ata që do të vendosin

Shkruar nga Newsbomb
Kryemadhi “sfidon” Ramën dhe Bashën: Synimi i LSI

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka “sfiduar” Partinë Socialiste dhe atë Demokratike, pasi u shpreh ditën e sotme se LSI synon të dalë forcë e parë në zgjedhjet e 25 prillit.

Ajo tha në një intervistë për Abc News se partia e saj do të futet në garë për të dalë e para, por do të jenë qytetarët ata që do të vendosin me votën e tyre.

“Se sa është objektivi i LSI-së, të jeni të bindur dhe normal që LSI aspiron për të qenë forcë e parë. Del në luftë dhe në garë që të qenë forcë e parë, por janë qytetarët ata që do ta vendosin me votën e tyre. Di të them që në të gjitha takimet që ne bëjmë, në të gjitha bisedat që kemi me qytetarët, shikojmë një inat mund të themi, një urrejtje, gjë që më vjen shumë keq për Rilindjen sepse nuk i ka mbajtur premtimet”, tha Kryemadhi.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll