Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
77 %
0.5kmh
0 %
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
42 °
Pre
33 °
Sht
36 °
E martë, 3 Gusht, 2021

Kryemadhi s’e thyen heshtjen as për shkarkimin e Metës, reagon LSI: Goditje e rëndë për demokracinë, katandisje e vendit në monizëm të shartuar

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Zyrtarja e LSI, Klajda Gjosha ka reaguar pak më parë për shkarkimin me 104 vota të Presidentit të Republikës, Ilir Meta, raporton Newsbomb.

Ky reagim vjen pasi vetë bashkëshortja e Presidentit, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi nuk ka reaguar, e që duhet thënë se ajo prej më shumë se 20 ditësh nuk është aktive në rrjete sociale.

Gjosha e quan vendimin si një goditje të rëndë për demokracinë, duke shtuar se beteja për shkuljen e një regjimi nga rrënjët, vazhdon.

“Përtej shëmtirës parlamentare të ditës së sotme, ajo c’ka të dhëmb më shumë është katandisja e vendit tonë në një monizëm të shartuar me padije dhe njerëz të mbushur me delir dhe vetë kënaqësi! Akti i shkarkimit të Presidentit shënon sot një nga goditjet më të rënda për demokracinë! Panvarësisht betejës ligjore e cila vazhdon, beteja më e madhe është ajo e shkuljes së një regjimi nga rrënjët!”, shkruan Klajda Gjosha në Facebook.

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img