Monika Kryemadhi, deputete e LSI së qarkut të Lezhës dhe bashkëshortja e kreut të LSI Ilir Meta, deklaroi sot në emisionin e mëngjesit Wake Up të drejtuar nga gazetari Eno Popi se ajo nuk do të jetë kandidate për kryetare të Bashkisë së Tiranës.
“E them sot për herë të parë dhe nuk e kam thënë herë tjetër se unë nuk jam candidate për bashkinë e Tiranës. Nuk do të kandidoj për këtë post. Të gjitha sa thuhen deri tani janë spekulime dhe nuk dihet se pse e bëjnë një gjë të tillë” deklaroi Monika Kryemadhi në emisionin e mëngjesit.
Deputetja e LSI u mendua dhe u përfol shumë si candidate e maxhorancës për bashkinë e Tiranës. Madje vetë Edi Rama në disa foto që postonte në rrjetet sociale kohë më parë nxirrte me së shumti dhe kryemadhin, çka la vend për dyshime se mund të ishte ajo kandidatja e Tiranës. Ilir Meta, pak ditë më parë në një intervistë në Vizion Plus e mohoi këtë gjë, duke deklaruar se Monika ishte deputete e LSI për qarkun e Lezhës.