Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
82 %
0.5kmh
0 %
Mar
28 °
Mër
28 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
22 °
E martë, 28 Shtator, 2021
spot_img

Kryemadhi: Rilindja ka shkatërruar të majtën shqiptare, ne duhet ta çlirojmë. Historia do na vlerësojë

spot_img

Lajme të ngjashëm

17abb303e0bd4226d9262906c7c4c0a0

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi në fjalën e saj për 15 vjetorin e kësaj force politik, tha se edhe ata si parti kanë përgjegjësitë e tyre për gjendjen ku ndodhet vendi.

‘Nuk nguroj të them që kemi dhe në përgjegjësinë tonë. Ne jemi munduar të imponojmë alternativat tona por nuk kemi mundur të përfaqësojmë gjithë shqiptarët ashtu si ne e mendonim. Në 30 qershor shqiptarët na dhanë përfaqësimin më të lartë duke bojkotuar zgjedhjet. Ky përfaqësim i lartë na la ne opozitës si detyrë të gjejmë mekanizmat e duhur për largimin e regjimit të Ramës’, tha Kryemadhi.

Duke folur për për PS-në, Monika Kryemadhi u shpreh se Rilindja ka shkatërruar të majtën gjenuine shqiptare ndaj është detyra e LSI që ta çlirojë sepse historia do ta vlerësojë.

‘Në kohen kur Rilindja ka shkatërruar të majtën gjenuine shqiptare, dhe ku me anë të PPP të famshme e ka tenderuar dhe ka burgosur të ardhmen tonë ekonomike për 15 -20 vitet e ardhshme.

Un jam socialiste-demokrate si shumë në këtë sallë. LSI duhet të clirojë të majtën nga thundra kriminale e rilindjes. Për këtë veprim do na vlerësojnë fëmijët tanë dhe historia. Trendafili i kuq i socialistëve shqipatar që u bë dhe duhet të ishte simbol i politikave sociale, nuk është më. U zëvendësua me njollën e zezë të të krimit dhe degëzën e hashashit’, tha Monika Kryemadhi, kryetare e LSI.

Më shumë

spot_img