Tirana
light rain
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
50 %
3.6kmh
20 %
Pre
25 °
Sht
25 °
Die
26 °
Hën
27 °
Mar
26 °
E premte, 2 Qershor, 2023

Kryemadhi: Rama rrezikon 3-7 vjet burg! Koha që Arta Marku të tregojë veten

Lajme të ngjashëm

Kryetarja e LSi Monika Kryemadhi ka deklaruar në News 24 se Edi Rama rrezikon 3- 7 vjet burg për deklaratën e bërë gjatë fushatës elektorale ku nxiti policinë e shtetit që pas orarit të punës të dilnin e të mblidhnin votat.

“Kemi dorëzuar tashmë një akt-padi në Prokurori për zgjedhjet e 2017-ës, kur Rama i bëri thirrje policisë për t’u përfshirë në fushatë në këmbin të kapeles së policit. E kemi dorëzuar që në kohën e zotit Llalla dhe u interesuam të dinim ç’është bërë.

Sipas ligjit Rama rrezikon 3-7 vjet burg. Kërkoi falje po kjo është sikur dikush të vret e pastaj të thotë më fal. Është koha që zonja Marku t’u tregojë edhe ndërkomëbëtarëve që është e pavarur”, tha Kryemadhi.

E pyetur për heqjen e mandatit të Gledion Rehovicës, deputetit të LSI i prekur nga ligji i dekriminalizimit, kryetarja e LSI u shpreh:

“Ne si LSI e kemi votuar  ligjin e dekriminalizimit, pavarësisht opinioneve të veçanta nuk ka më asnjë vlerë. Rehovica do i drejtohet gjykatave për të pastruar figurën e tij. Mandatin e ka marrë Silva Caka, është e kotë ta diskutojmë këtë vendim pa kthim”.

Për çeljen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, Kryemadhi zbuloi se do i dërgojë në emër të LSI edhe një letër komisionerit Hahn.

“Unë do i dërgoj një letër Hahn që negociatat të hapen menjëherë se kështu i mbyllet oksigjeni Edi Ramës, se janë dy procese që nxjerrin jashtë loje Edi Ramën. Ne jemi shumë të kthjellët në agjendën tonë”, u shpreh Kryemadhi.


Më shumë