Tirana
broken clouds
16 ° C
16 °
16 °
82 %
1kmh
75 %
Sht
15 °
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
24 °
Mër
18 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Kryemadhi: Rama e çoi Spitalin Rajonal të Gjirokastrës drejt Fierit, sepse do që ata dhe tepelensit të kurohen në Greqi

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u ndal sot në Gjirokastër ku nuk harroi të sulmojë edhe kryeministrin Edi Rama, në prag të zgjedhjeve të 25 prillit.

Kryemadhi tha se në Gjirokastër po bëhet me qëllim hemoragjia e institucioneve, duke nisur që nga spitali rajona, arkivat dhe drejtoria arsimore.

Sipas saj, Rama e bën me qëllim, që gjirokastritët, tepelensit, dropullitët të shkojnë e të kurohen në Greqi.

Kryemadhi: Rama shkatërroi famijet dhe të rinjtë shqiptarë. Po shkatërron identitetin tonë. Një nga problemet kryesore këtu është hemoragjia e institucioneve të Gjirokastrës. Është shumë e vërtetë. Sepse nuk është e paqëllimshme. Nuk është i paqëllimshëm largimi i spitalit rajonal të Gjirokastrës drejt Fierit, sepse Rama do ti detyrojë gjirokastrë tepelensin libohovitët dropulltët të kurohen në greqi. Kur duhet të kenë spitalin e tyre në mes të qytetit. Nuk është i paqëllimshëm largimi i arkivave drejt Lushnjës sepse kërkon tjetërsimin e gurëve të sokakëve të Gjirokastrës. Nuk është i paqëllimshëm largimi i drejtorisë arsimore. Edi Rama dhe Rilindja kërkon të zhdukë historinë tonë dhe memorien tonë. Ajo që është më e rëndësishme kudo që jemi të mos ndalojmë asnjë sekondë, të trokasim derë më derë, të bisedojmë. Dje takova në Laprakë njerëz që kishin ardhur nga Franca, sepse e dinë ata që ndryshimi vjen vetëm me votë.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img