Hapësire reklamuese

Politikë

Kryemadhi: Rafineria e Ballshit vihej në punë me 50 milionë euro, pse e shesim naftën bruto me 40 dollarë

Shkruar nga Newsbomb
Kryemadhi: Rafineria e Ballshit vihej në punë me 50 milionë euro,

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi thotë se Shqipëria ka mundësi të prodhojë naftë cilësore, ndryshe nga sa deklaron kryeministri Edi Rama.

Kryemadhi komentoi një vizitë të saj në grevën e naftëtarëve në Ballsh dhe tha se ajo rafineri mund të vihej në punë për 50 milionë euro dhe mund të prodhonte naftë dhe produkte të tjera me standard.

Ajo gjithashtu shtroi një pyetje se pse Shqipëria naftën e saj bruto e shet me 40 dollarë teksa në bursë është 100 dollarë.

“Unë besoj tek pasuritë natyre të Shqipërisë. Dhe shqipëria është vërtet një vend i shumë pasur jo vetëm në naft por edhe në krom edhe në minerale të tjera të cilat na bëjnë të pavarur ekonomikisht në momente të caktuara sic është cështja e krizës. Me një investim shumë të vogël rafineria e Ballshit rikthehej në punë dhe ato para që ishin borxh apo kredi nëpër banka aq borxh sa kishte rafineria e naftës është një firmë, një vit pagesa të inceneratorit të Tiranës.

Ishin dhe 7-8 milionë euro rrogat e punonjësve. Dhe me 50 milionë euro e gjithë ajo rafineri rikthehej në punë. Nafta jonë bruto vërtetë është e rëndë dhe ka përqindje të lartë plumbi. Shqipëria prodhon 21 mijë fuçi në ditë naftë të rëndë dhe konsumojmë 24-25 maksimumi 27. Dakord po e shiske të gjithën jashtë bruto, se shesin dhe të tjerë naftën e rëndë. Të tjerët e shesin 100 dollarë naftën bruto, Shqipëria pse e shet 40 dollarë 60 % më lirë”, tha Kryemadhi te Cim Peka Live.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll