Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
68 %
1kmh
0 %
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
30 °
Hën
33 °
Mar
35 °
E premte, 18 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Kryemadhi prezanton kandidaten e LSI në Vlorë, kush është pedagogia e brishtë, por këmbëngulëse që kërkon të bëhet deputete (EMRI)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

b4acd73fcf966bc5693f0d6fec56a946

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka prezantuar sot kandidaten për deputete në qarkun e Vlorës.

Ajo është Grisejda Myslimi, e diplomuar për ekonomi dhe e specializuar në studime master shkencor në degën Financë – Bankë, në profili “Bankë dhe Tregje Financiare”.

Grisejda Myslimi është njëra nga shumë e shumë të reja dhe të rinj që kanë zgjedhur t’i bashkohet Lëvizjes Socialiste për Integrim. Kryemadhi thotë se ajo duket e brishtë në pamje të parë, por këmbëngulëse dhe e vendosur.

Shënimi i Kryemadhit

Grisejda, pedagogia nga Vlora

që do të bëhet deputete…

Grisejda Myslimi është njëra nga shumë e shumë të reja dhe të rinj që kanë zgjedhur t’i bashkohet Lëvizjes Socialiste për Integrim.

E diplomuar për ekonomi dhe e specializuar në studime master shkencor në degën Financë – Bankë, në profili “Bankë dhe Tregje Financiare”, ajo u emërua dhe punon pedagoge në Universitetin Europian të Tiranës, ku kreu studimet master, si zgjedhje e vetë universitetit prej shtatorit të vitit 2013 e në vazhdim.

E brishtë në pamje të parë, por mjaftë këmbëngulëse dhe e vendosur, e thjeshtë dhe me shumë mirësi, ajo mbart vlerat më të mira të familjes së saj vlonjate, por edhe përfaqëson me shumë dinjitet gjithë brezin e saj të rinisë së qytetit ku lindi dhe u rrit.

Unë si kryetare e LSI-së ndjehem krenare që vajza si Grisejda zgjedhin të punojnë dhe të përfaqësojnë LSI-në, dhe me shumë besim, e mbështes kandidimin e saj në listën shumemërore të LSI-së në qarkun e Vlorës, e bindur se votuesit vlonjatë do të kenë mundësinë të zgjedhin dhe mbështesin emrin e saj dhe të LSI-së, si zgjedhjen më të mirë për Vlorën.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img