Tirana
light rain
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
60 %
1.5kmh
20 %
Pre
22 °
Sht
25 °
Die
26 °
Hën
27 °
Mar
26 °
E premte, 2 Qershor, 2023

Kryemadhi: Po, në protestën e studentëve ka nga LRI, FRPD. Ai që mbante megafonin ishte eurosocialist

Lajme të ngjashëm

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e pranon se në protestën e studentëve ka të rinj të angazhuar në forumet e partive politike, por nënvizon se asnjë prej tyre nuk ka paraqitur kërkesa politike.

Kryemadhi u shpreh në emisionin ‘Real Story’, se një prej studentëve që mbante megafonin është drejtues lokal i forumit rinor të Partisë Socialiste.

Sipas kryetares së LSI-së, studentët kanë vetëm 8 kërkesa që janë lehtësisht të plotësueshme.

Pjesë nga deklarata e Kryemadhit:

Kjo protestë e studentëve tregoi që janë kërkesa shumë të thjeshta, janë kërkesa të bëshme. Janë minimalja që kërkojnë. Studentët kanë qenë shumë të qartë që thonë janë vetëm 8 kërkesa të firmosura prej tyre, çdo gjë tjetër është spekulim.

Ne nuk mund të themi që s’kemi studentë atje, ka studentë por nuk kanë kërkesa politike, edhe të FRPD-së, ka edhe erosocialistë, një nga ata që mbante mikrofonin dhe ua jepte të tjerëve është eurosocialist.

Ndaj studentët kanë qenë të vendosur dhe kanë thënë jo politikë, jo politikë. Ajo që është e mirë, është se ata janë solid në qëndrimin e tyre.


Më shumë