Hapësire reklamuese

Politikë

Kryemadhi paraqet fakte të reja për inceneratorin e Tiranës: Klodian Zoto ka paguar afro 2 miliard lekë për 19 kompani

Shkruar nga Newsbomb

Deputetja e Partisë së Lirisë,  Monika Kryemadhi, ka paraqitur ditën e sotme fakte të reja lidhur me aferën e inceneratorit të Tiranës.

Ajo u shpreh në një deklaratë për mediet se Klodian Zoto ka paguar mbi 2 mld lekë për 19 kompani, por sipas saj ajo që të bën përshtypje janë Lumi-06 Elvis 03 Group dhe Elvis Co.

Sipas Kryemadhit vlera e grabitur shkon rreth 19 milionë dollarë, teksa shton se këto pagesa Zoto i ka bërë në vitin 2018-2019-2020-2021.

Kryemadhi: Sot në situatën që po kalojnë shqiptarët me rritjen e çmimeve, ajo që të bën përshtypje, sot vetëm 7 koncensione arrin 60% të buxhetit të shtetit, dhe në fakt ajo që të bën përshtypje është morali dhe guximi që merr kryeministri duke tundur flamurin e ndershmërisë, por sa herë ka probleme për justifikim parash, kërcënon përmes SPAK dhe ofendon dhe bullizon opozitën.

Një nga gjërat kryesore që do vazhdoj të merrem është çështja e inceneratorëve. Po hyj direkt në temë, Klodian Zoto ka paguar rreth 2 mld lekë për 19 kompani. Ajo që të bën përshtypje janë Lumi-06 Elvis 03 Group dhe Elvis Co. Vlera e grabitur shkon rreth 19 milionë dollarë.

Këto pagesa Klodian Zoto i ka bërë në vitin 2018-2019-2020-2021. Ndërkohë që dje kryeministri thonte që janë paditur nga Drejtoria e Tatimeve. Kur janë paditur si i kanë lejuar të paguhen dhe të marrin paratë. Nuk është e vërtetë që prokuroria i ka dhënë dokumentet LSI. Në gjithë këtë histori, ky incenerator është afatgjatë, deri në 2047, pra qytetarët do i paguajnë nga 10 milionë dollarë vit për vit.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.