Tirana
overcast clouds
16 ° C
16 °
16 °
82 %
1.5kmh
90 %
Sht
15 °
Die
21 °
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
19 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Kryemadhi nxehet me moderatoren: Mos më thuaj mua OK! Banda e Vlorës ka tentuar të blejë strukturat e LSI dhe PD. Unë kam 30 VIDEO ku shihet që…

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka ngritur disi tonet mbrëmjen e sotme teksa ishte e ftuar në “Open” dhe biseda është devijuar nga zgjedhjet te inceneratorët.

Kryemadhi tha se i ka denoncuar dhe do vijojë t’i shkojë pas bandës së inceneratorëve, teksa tha dhe se bandat e Vlorës kanë tentuar të blejnë strukturat e LSI dhe PD në këtë qytet.

Kryetarja e LSI deklaroi se Policia e Shtetit ka video ku shihen eksponentë të PS që blejnë vota. ajo vetë tha se disponon 30 video.

Kryemadhi: Banda e Vlorës ka tentuar të blejnë struktura të LSI dhe të PD. Kosto e votës është sa një leje ndërtimi. Në Elbasan përdoret prokuroria, s’ka nevojë të përdoren individë të veçantë. Në Durrës përdor policinë ai.

Vasili: Ok!

Kryemadhi: Jo jo mos më thuaj mua ok, se nëse më bën pyetje do përgjigjem. I kam çuar në SPAK denoncimet lidhur me bandën e inceneratorëve. E kam dhe me ca që luftojnë me flamurin e demokracisë. Policia e Shtetit ka video të eksponentëve të rilindjes që blejnë vota dhe shpëndajnë para dhe nuk i heton. Mbi 30 video i kam unë. Po presim si do reagojnë, dhe më pas kur të thonë diçka do i përdorim, do i them mbylleni gojën se ja ku i keni provat.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img